Thu, Nov 28, 2024

Vrau me kaçavidë dy ditë më parë të riun në Bulqizë, lihet në burg 30-vjeçari

  • PublishedAugust 16, 2023

Ka dalë para togave të zeza këtë të mërkurë 30-vjeçari Dorjan Dema i akuzuar për vrasjen e 26-vjeçarit Dritan Manjani, ngjarje kjo e ndodhur në Bulqizë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 vjeçarin.

Gjyqtari i çështjes, Ardit Kuka ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke caktuar e masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për Dorjan Demën.

Ky i fundit ka treguar dinamikën e ngjarjes sipas versionit të tij, duke u shprehur se kanë patur debate që në momentin kur janë përballur në lokal dhe më pas debatet kanë vijuar në banesë.

Konflikti ndodhi mbrëmjen e së hënës dhe më pas degradoi në përdorimin e kaçavidës që i mori edhe jetën të riut.

()

AlbaniaWeb.net