Çfarë e Parandalon Peshën e Tepërt dhe Diabetin tek Gratë pas Moshës 50 Vjeç
Me kalimin e viteve sigurisht që organizmi është i pari që fillon e shfaq problemet e tij.
Kjo ndodh sidomos pas një moshe të caktuar që fillon pas 45-50 vjeç.
Zhvillimi i sëmundjeve dhe gjendjeve të ndryshme të trupit varion edhe për nga gjinia e personave ku shfaqen.
Pra, e shpjeguar thjeshtë tek gratë sëmundjet mund zhvillohen ndryshe ndërsa tek burrat mund të zhvillohen në forma të tjera.
Tek gratë kryesisht mbi moshën 50 vjeçare, hormonet fillojnë e luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mirëfunksionimin e organizmit.
Kjo cilësohet si fillimi i menopauzës dhe është një simptomë ku trupi nuk prodhon më hormone si estrogjeni.
Sipas mjekëve në këtë periudhë trupi mund të zhvillojë një gjendje që quhet simptoma metabolike.
Pas saj fshihen një sërë sëmundjesh, si presioni i lartë i gjakut, obeziteti, diabeti i tipit 2 apo ishemia.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon se si mund t’i parandaloni të gjitha këto sëmundje duke ndjekur disa hapa të thjeshtë.
Vitaminat dhe Hormonet e duhura
Një studim i vitit 2019 të cilit i referohet AgroWeb.org, tregon se ka disa vitamina dhe heromone të cilat parandalojnë disa sëmundje.
Mjekët shpjegojnë se vitamina D dhe hormoni i estrogjenit në veçanti luajnë një rol shumë të rëndësishëm.
Të dhënat e studimit ku morën pjesë 616 gra nga mosha 46-86 vjeç, dhanë rezultate positive pikërisht ndaj këtyre dy elementëve.
Esterogjeni, njihet ndryshe si hormoni femëror apo vitamina D ndihmonin trupin të ruajë balancën edhe pas periudhës së menopauzës.
Tek femrat me mungesë vitamin D, u pa se zhvilloheshin më shumë dhe më shpejt sëmundje si obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare apo diabeti.
Përtej shëndetit të organeve, marrja e hormonit të estrogjenit dhe vitaminës D në sasinë e nevojshme ndihmon edhe shëndetin e kockave.
Sigurisht është i rëndësishëm kontrolli dhe këshillimi periodik me mjekun tuaj për të marrë sasitë e duhura të tyre.
Estrogjeni në ushqime
Këtë hormon të rëndësishëm për trupin mund t’a gjeni edhe në ushqime të caktuara që AgroWeb j’ua shpejgon më poshtë.
Frutat
Frutat pa dyshim që janë një burim vlerash dhe multivitaminash të mrekullueshme.
Gjithësesi jo të gjitha prej tyre janë të pasura me këtë hormon të vlefshëm për trupin.
Ju mund të konsumoni shumë luleshtrydhe, pjeshka apo banane pasi janë të pasura me estrogjen dhe stimulojnë balancën e tij në trup.
Arrat
Arrat përveçëse janë ndër ushqimet që ju ngopin më shpejt janë edhe të pasura me shumë estrogjen.
Në përgjithësi të gjithë arrorët e përmbajnë këtë lloj hormoni, ndaj mund të zgjidhni të konsumoni një miks prej tyre.
Farat e linit
Burimi më i madh i estrogjenit në ushqime vjen pikerisht nga farat e vogla të linit.
Konsumojini më shpesh ato duke i kombinuar në sallata të ndryshme, tek kosi apo tek buka për të balancuar trupin tuaj.
Vitamina D në ushqime
Vitamina D njihet përgjithësisht si substance e vetme që trupi prodhon dhe aktivizon gjatë kohës kur ekspozohet në diell.
Sidoqoftë rreth 50% e popullsisë së botës nuk merr mjaftueshëm nga kjo vitaminë, ndaj AgroWeb.org ju këshillon disa mënyra të lehta se si mund t’a përfitoni.
Nëse nuk ka diell atëhere fokusohuni tek ushqimet, ndër më të pasurat me vitaminë D i gjeni të listuara më poshtë.
Sardelet
Peshku më me vlera dhe më i pasur i detit Adriatik, gjithashtu dhe një burim i mirë i vitaminës D.
Konsumojeni disa herë në javë për të marrë sasitë e nervojshme të kësaj vitamine dhe të gjitha vlerat e tij.
Vezët
Nëse nuk ju pëlqen të konsumoni shumë peshkun, mund të zgjidhni gjithnjë vezët.
Konkretisht të verdhat e tyre, pasi janë një burim i mirë i vitaminës D dhe mund të gjenden shumë lehtë.
Qumështi
Qumështi i lopës është një nga pijet më të pasura më këtë vitaminë.
Prezent në çdo shtëpi dhe i dashur për të gjithë, një gotë qumësht rregullon edhe balancat në trupin tuaj./AgroWeb.org