Wed, Nov 27, 2024

Guardiola nuk bën asnjë zëvendësim, mjafton 1 gol për të mposhtur Newcastle

  • PublishedAugust 20, 2023

Manchester City mori fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Premier League, teksa fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Newcastle. Por ajo që habiti të gjithë ishte fakti se Pep Guardiola nuk bëri aasnjë zëvendësim në skuadër.

Goli i fitores u shënua nga Alvarez në minutën e 31-të të pjesës së parë, teksa ishte Foden që shërbeu për sulmuesin argjentinas. Kaq mjaftoi për kampionët në fuqi për të marrë pikët e plota.

GOLI I ALVAREZ

Erling Haaland ishte në hije, ashtu si në ndeshjen e Superkupës Evropiane. Pavarësisht të gjithave, ato që vlejnë janë pikët dhe City i mori të plota, duke vijuar të tregojë se është i pathyeshëm në Premier League.

()