Historike, Spanja kampione bote për femra, thyen në finale Anglinë
Për herë të parë në histori, Spanja shpallet kampione bote për femra në futboll. Vajzat iberike mposhtën në finale Anglinë me rezultatin minimal 1-0. Golin e fitores për Spanjën e realizoi Carmona Garcia në minutën e 29-të. “Furitë e kuqe” kishin kontrollin total të lojës, por në minutën e 70-të shpërdoruan një shans të artë për të mbyllur llogaritë me ishulloret teksa Hermoso gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat me Spanjën që triumfoi në Botërorin që u zhvillua në Australi dhe Zelandën e Re.
()