Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shfaqen të mërzitur, ja çfarë u ka ndodhur!
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Pas mbarimit të “BBV2” Luizi dhe Kiara kanë qenë shumë të angazhuar me projekte të ndryshme dhe më në fund pas kaq muajsh gjetën pak kohë për të shkuar me pushime. Ata kaluan disa ditë si çift në Turqi, ku kanë ndarë me ne foto dhe video gjatë atyre ditëve. E tashmë pushimet për ta mbaruan dhe janë rikthyer në Tiranë për të vazhduar me projektet e tyre, por duket se nuk janë shumë të lumtur e këtë na e kanë treguar me foton e postuar në Instastory.
https://www.youtube.com/watch?v=AKzFRrCEu-Q
Luizi shpesh bisedon live në Instagram me ndjekësit dhe u përgjigjet pyetjeve të ndryshme që ata i drejtojnë gjatë live-t. Ditën e sotme vëmendje ka marrë përgjigjia e Luizit lidhur me dasmën e Megi Topallit, e cila është ish-partnerja e tij. Edhe pse u bënë disa vite me bashkëshortin e saj, me të cilin Megi ka dy fëmijë, ata zgjodhën që dasmën ta bënin këtë vit. Ajo çfarë ndjekësve u ka bërë përshtypje është që dasma e saj është bërë shumë pak kohë pas dasmës së Luizit dhe Kiarës në finalen e “BBV2” dhe për këtë pasi është pyetur nga ndjekësit, Luizi është shprehur me disa fjalë.