Wed, Nov 27, 2024

Të fiksuar pas Brojës, Milani e vendos në majën e listës, por kanë gati edhe planin B

  • PublishedAugust 20, 2023

Pa frikë, Milan mund të konsiderohet ekipi më aktiv në këtë merkato vere në Serie A, por në pritje të startit të sezonit, në transfertë kundër Bologna, kuqezinjtë vijojnë të studiojnë tregun e transferimeve pasi grupi i Piolit nuk konsiderohet ende i plotë. Më shumë se çdo gjë tjetër, djallit i duhet me çdo kusht një sulmuesi i ri këtë sezon për të zëvendësuar Olivier Giroud. Në lidhje me këtë objektiv, mediat italiane nuk ndryshojnë, janë të bindura se emri i parë në listën e dëshirave mbetet Armando Broja.

La Gazzetta Per Brojen
La Gazzetta Per Brojen

Në këtë pikë të merkatos topi i kalon Chelsea-t shkruan La Gazzetta dello Sport, pasi Milani nuk mund të investojnë minimumi 30 milionë euro për kartonin e Brojës, por e kërkon në formë huazimi, në fakt, as Chelsea nuk dëshiron të privohet nga Broja, kjo formulë mund të jetë e pranueshme për të dy klubet, por më parë, blutë presin se si do të shkoi kjo merkato vere. Nëse në Londër vjen këto ditë një “bomber” i ri, mbase Vlahovic, atëherë drejtuesit e klubit janë të gatshëm të futen në diskutime me Milanin për huazimin e sulmuesit shqiptar. Gjithnjë sipas La Gazzetta-s, nëse nuk vjen Broja, plani B i kuqezinjve është Luka Jovic i Fiorentinas.

()

AlbaniaWeb.net