Toka pranë fshatit në Gjirokastër përfshihet nga flakët, zjarri shkrumbon 2 hektarë kullota
Një zjarr i madh raportohet se ka përfshirë territorin pranë fshatit Picar në Gjirokastër mbrëmjen e sotme.
Mësohet se rreth 2 hektarë kullota janë djegur deri më tani, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Edhe pse të konsiderueshme, flakët, shkaku i të cilave nuk dihet ende, ndodhen larg zonës së banuar dhe deri më tani nuk shfaqin rrezikshmëri.