Dy aksidente me motoçikletë pranë Sarandës, një prej të plagosurve dërgohet drejt kryeqytetit për mjekim
Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme në afërsi të qytetit të Sarandës pasi janë përfshirë në dy aksidente me motoçikleta.
Mësohet se një ngjarje ka ndodhur në hyrje të Sarandës, ndërsa tjetra në afërsi të fshatit Vrine pranë Konispolit.
Në rrugën hyrëse të qytetit bregdetar është plagosur F. Maze, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Nga ana tjetër, i aksidentuari në fshatin Vrine ka marrë plagë të lehta dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.