“Kupa e Shqipërisë Korçë 2023” në çiklizëm, 2 ditë gara në juglindje të vendit
Në juglindje të vendit po zhvillohet “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023” për çiklizëm, organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe bashkitë e qarkut të Korçës. Fitues i etapës së parë u shpall Olsian Velia i ekipit të Tiranës për kategorinë Elita ndërsa Jorid Gjoka i ekipit të Partizanit preku i pari vijën e finishit, për kategorinë Kadet.
Në të dyja disiplinat pjesmarrës janë 55 çiklistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, aktivitete qe sipas Presidentit te Federatës së Çiklizmit nxisin rininë të merret me aktivitet sportive e për t’u larguar nga veset.
Juglindja e vendit po zhvillon mjaft veprimtari sportive. Pak ditë para garave të ciklizmit u zhvillua edhe maratona enkelana, evente këto që sipas prefektit të Korçës nertil Jole, jo vetëm gjallërojnë jetën në këto qytete por edhe promovojnë natyrën e bukur të vendit.
“Kupa e Shqipërisë Korçë 2023” për çiklizëm zhvillohet 2 dite. Për mbarevajtjen e saj u angazhua edhe policia e qarkut të Korcës e cila mori masa me qëllim rritjen e parametrave sigurisë rrugore dhe sigurimin e trafikut të lirë dhe pa rreziqe për garuesit.
()