Nga “Rruga e Kosovarëve” fluturon mbi digë, Veliaj publikon videon e aksidentit: Dënimin maksimal për shoferin!
Publikohen pamjet nga aksidenti në digën e liqenit, ku një makinë e tipit “BMW X6”, u u përplas me murin rrethues.
Ka qenë kryebashkiaku i Tiranës ai që ka publikuar videon në një postim në rrjetin social “X”, ku kërkon dënim maksimal për shoferin pasi u kërcënohet jeta e qytetarëve.
Postimi:
Tani çdo gje eshte kthyer ne normalitet, por shpejtesia sketerre e shoferit (jo e makines – se makina s’ka vendimarrje ne cmenduri) qe perfundoi mbi digen e Liqenit, rrezikon qytetaret por dhe vete te lojturin qe vec bordura e shpetoi nga mbytja ne Liqen! ⚠️
Bashke me Policine e Shtetit kemi mbledhur provat e do kerkojme denim maksimal per shoferin tashme ne kerkim – zero tolerance per kercenuesit e jetes e bashkejeteses ne qytet!