Tue, Nov 26, 2024

Pep Guardiola kryen ndërhyrje kirurgjikale, Manchester City humb trajnerin për dy ndeshje

  • PublishedAugust 22, 2023

Lëndimit të rëndë të Kevin de Bruyne i shtohet edhe humbja e… Pep Guardiola! Trajneri spanjoll i Qytetarëve do të jetë larg grupit për disa ndeshje për shkak të një operacioni rutinë për një problem me shpinën.

“Menaxheri i Manchester City ka vuajtur nga dhimbje të forta shpine për disa kohë dhe ai fluturoi në Barcelonë për një operacion urgjent të kryer nga Dr. Mireia Illueca. Operacioni ishte një sukses, dhe Pep do të shërohet dhe rehabilitohet në Barcelonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Pritet që ai rikthehet pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, Pep Guardiola do të mungojë vetëm në dy ndeshjet e radhës për skuadrën mancuniane: Sheffield United (në transfertë) dhe Fulham (në shtëpi). Rikthimi i trajnerit spanjoll në pankinë do të bëhet ndaj Ëest Hamit në stadiumin e Londrës, ndeshje që korrespondon me javën e 5-të të kampionatit.

Në vend të tij, ndihmës trajneri Juanma Lillo, do të mbikëqyrë ekipin e parë në kampin stërvitor dhe do të marrë detyrat e grupit deri në kthimin e Pep.

()

AlbaniaWeb.net