Wed, Nov 27, 2024

Transportonte klandestinë dhe në tentativë për t’u larguar policisë aksidentoi një efektiv, pranga 34-vjeçarit në Gjirokastër

  • PublishedAugust 22, 2023

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 22 emigrantë të paligjshëm me furgon.

Uniformat blu bëjnë me dije se autori për t’i shpëtuar punonjësve të Policisë ka aksidentuar dy automjete, ku për pasojë u lëndua një punonjës policie.

Sakaq bëhet se ditur se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.H.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 72”.

Vihet në pranga 34-vjeçari që transportonte 22 emigrantë, me furgon, dhe gjatë tentativës për t’u larguar nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, aksidentoi dy automjete dhe dëmtoi një punonjës policie.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 72”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 34 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë operacionit, në aksin nacional Përmet-Këlcyrë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit furgon tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. H., i cili po transportonte kundrejt pagesës, 22 emigrantë nga vendet MENA.

Në tentativë për të shmangur kapjen nga shërbimet e Policisë, shtetasi A. H. ka aksidentuar dy automjete që ndodheshin në rrugë, si dhe ka dëmtuar lehtë një punonjës policie që ishte në shërbim, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon dhe 3 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

()

AlbaniaWeb.net