Thu, Nov 28, 2024

Dega propozoi 10 kandidatura. Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Kukës, ja 6 kandidatët e Berishës

  • PublishedAugust 23, 2023

“Primaret e PDSH-së për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë Kukës do të mbahen më 27 gusht. Dega propozoi 10 kandidatura, 6 kanë plotësuar formularin”, u njoftua pas mbledhje se zhvilluar për organizimit të procesit zgjedhor.

Gjithashtu bëhet me dije se Kryesia e Partisë Demokratike, vendosi që primaret të mbahen të dielën më 27 gusht.

NJOFTIMI:

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj për organizimin e procesit zgjedhor për Primare për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023 në Bashkinë Kukës, vendosi:

1. Primaret të mbahen ditën e Diel, 27 Gusht 2023;

2. Kandidatët e primareve do të jenë sipas listës së miratuar nga Kryesia në aneksin bashkëlidhur këtij vendimi:

Mbështetur në dekretin e datës 11 gusht 2023 të Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Kukës, në daten 16 gusht, KQZ ka përcaktuar afatet procedurale të cilat duhet të zbatohen nga partitë politike për regjistrimin e zgjedhjeve.

  • foto galeri

Nisur nga këto afate dhe në përputhje me statutin e PDSH-së dhe vendimin nr. 38 të datës 01.10.2022 të Keshillit Kombëtar për Primaret jemi të detyruar të organizojmë primaret në një kohë sa më të shpejtë.

Dega Kukës pas mbledhjes së Kryesisë realizuar me drejtuesin politik të qarkut në datën 16 gusht 2023 ka mbledhur kandidaturat për primaret për zgjedhjet vendore të datës 24 Shtator 2023.

Dega ka sjellë 10 propozime të cilat janë kontaktuar nga Sekretariati Organizativ dhe
janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin e kandididimit për Primaret.

Deri sot, në afatin e fundit për pranimin e dokumentacionit kanë plotësuar formularet 6 kandidatë nga te cilët 5 janë propozuar nga dega dhe një është vetëpropozim.

Bashkëngjitur përmbledhja e kandidaturave të cilët kanë plotësuar dokumentacionin dhe projekt vendimi i propozuar sot Kryesisë së PDSH-së.

()

AlbaniaWeb.net