Sat, Nov 23, 2024

“Kalaja merret nga brenda”, deputeti i PD për skandalin e sistemit TIMS: Paguajmë miliona euro për t’u mbrojtur nga hackerat, por vidhemi nga…

  • PublishedAugust 23, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar skandalin në sistemin TIMS, ku u shpreh se shqiptarët paguajnë miliona euro për t’u mbrojtur nga hacekrat, por vidhen nga ata që duhet t’i mbronin.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sula shkruan se sërish u desh ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë rëndësinë një super skandali, teksa shton se ‘kalaja merret nga brenda’, referuar vjedhjes së të dhënave.

Postimi i plotë:

Paguajmë miliona euro për tu mbrojtur nga hackerat, por vidhemi nga ata që duhet të na mbrojnë.

Edhe një herë, u desh ndërhyrja e partnerëve të SHBA për ti dhënë rëndësinë e duhur një super skandali siç është vjedhja e të dhënave delikate nga sistemet e policisë.

Është e tmerrshme teksa merren miliona euro nga taksat tona për të krijuar sisteme të sigurta në polici dhe në çdo organ tjetër shtetëror, “kalaja” merret nga brenda. Pra “Kali i Trojës” është brenda dhe pa iu dridhur dora vjedh çdo informacion delikat që ka policia. Ky është krim shtetëror dhe meriton ndëshkim maksimal.

Por rasti nuk është i izoluar. Personi që dyshohet se ka kryer këtë krim të rëndë më herët është akuzuar se ka vjedhur edhe informacionet tatimore për çdo biznes që ndodhen në sistemet e Tatimeve. Në vend që të ndëshkohej është promovuar edhe më shumë nëpër pozicione kyçe siç është rasti i fundit në Policinë e Shtetit.

-Jo vetëm kaq por ka marrë edhe miliona euro tendera nga AKSHI që drejtohet nga znj. Karçani mbi të cilën nuk kanë pushuar për asnjë moment akuzat.

Në vjedhjen e fundit me të dhënat e qytetarëve nga policia operacioni nuk ka qenë individual por janë përfshirë edhe drejtues të strukturave të Policisë.

Bisedat e zbuluara në aplikacionin SKY duket se do djegin shumë tradhëtar të ligjit në Polici që kanë gëzuar mbështetje politike.

Përpos hetimit në drejtimin e abuzuesve të ligjit me vjedhjen e të dhënave, hetimi duhet të shtrihet edhe se për llogari të kujt janë vjedhur këto informacione nga policia.

-Kujt i interesojnë ato?

-Për çfarë janë përdorur?

Nëse këto pyetje marrin përgjigje, atëherë rrjeta duhet të jetë e madhe dhe disa qeli duhet të zbrazen sepse do mbushen me disa “vipa”!

()

AlbaniaWeb.net