Thu, Nov 28, 2024

“Po vuajmë pasojat e konfliktualitetit”, kandidati i Primareve të PD për Kukësin: Procesi nuk i shërben konsolidimit të strukturave për fushatë

  • PublishedAugust 23, 2023

Kandidati i Primareve të PD-së, për zgjedhjet e bashkisë së Kukësit, Arif Rexhmati i ka drejtuar një letër votuesve demokratë në këtë bashki.

Rexhmati shprehet se ndihet i përulur nga vlerësimi dhe besimi që i është dhënë duke u propozuar si kandidat për garën e Primareve.

Megjithatë ai shkruan se edhe pse mbështet parimin e konkurrencës gjykon se futja në një proces Primaresh me situatën e vështirë brenda PD-së, nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërisë së tyre për fushatën.

Letra e plotë:

Të nderuar demokratë,

Fillimisht dua të shpreh konsideratën më të lartë për anëtarësinë e PD Kukės. Ndihem thellesisht I perulur nga vlerésimi dhe besimi juaj duke me propozuar per kandidat për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Bashkinë Kukës.
Mirënjohja ime është për gjithësecilin prej demokratëve që me sakrifica të
patregueshme kanë qëndruar dhe qëndrojnë përballë imoralitetit dhe antivlerave që i janë imponuar padrejtësisht Kukësit dhe kuksianëve.

Shpreh vlerësimin më të thelle dhe falenderimet per kedo qe eshte investuar singerisht per nje proces gjithpërfshirës dhe përbashkues për një kandidat konsensual duke përfshirë deputetet e Qarkut Kukes, z. Flamur Hoxha dhe z. Isuf Çela.
Në situatën që po kalon PD, kam shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e një zgjidhje përbashkuese, që do të çonte në përfaqësimin me një kandidat të vetëm, rezident ne Kukes sipas kerkeses se demokrateve te Kukesit.

Ndonese mbeshtes parimin e konkurences, giykoj ashtu si shume prej demokrateve, se futja ne nje proces primaresh kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokrateve vazhdon te vuaje pasojat e konfliktualitetit dhe te fajësimit, me gjithë qëllimin e mirë në vetvete, nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërisë së tyre për fushatën. Hatërmbetjet e pas votimit krijojne percarje dhe jo bashkim te anetaresise, ndersa besueshmeria e procesit jo vetëm që nuk jep garanci për bashkim por mund të jetë burim konflikti gjatë dhe pas procesit, me deme të pariparueshme për rezultatin në zgjedhje.

Duke venë interesat e demokratëve dhe të mbarë familjeve kuksiane të parat. perseris apelin tim dhe te shume demokrateve ne Kukes per te evidentuar nje kandidat rezident në Kukës, gjithpërfshirës, konsensual, përbashkues me qëllimin e vetem te fitores mbi kandidatin e rilindjes dhe te oligarkeve te Rames!

Me konsiderate,
Arif Rexhmati

AlbaniaWeb.net