Almeda Abazi do të prezantojë këtë festival në Shqipëri?
Prezantuesit e “Festivalit të RTSH-së” për këtë vit ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që disa emra kanë nisur të aludohen.
“Kryefjala” shkruan se aktorja e njohur shqiptare që jeton në Turqi, Almeda Abazi, mund të jetë këtë vit prezantuesja e Festivalit.
Kjo nuk është hera e parë që Almeda do të moderojë, pasi edhe më herët ka prezantuar në “Këngën Magjike” apo “Dancing With the Stars”.
Megjithatë, s’kemi ende një konfirmim për emrin e Almedës, e cila gjithashtu vizitoi së fundmi Shqipërinë për pushimet verore.
Ajo shoqërohej nga bashkëshorti, aktori turk Tolgahan Sayisman dhe dy fëmijët e tyre.