Emrat/ Kultivuan qindra bimë kanabisi, përfundojnë në pranga 6 persona në Mat, mes tyre kryetari i fshatit
Autoritetet e policisë në Mat kanë vijuar operacionin antikanabis, të koduar “Kreshta të pastra” duke arrestuar 3 persona dhe duke shoqëruar 2 të tjerë.
Mësohet se të arrestuarit, Vlash Stojani , Pashk Stojani dhe Jani Gjergji dyshohen se kishin kultivuar 341 bimë kanabisi.
Sakaq, janë proceduar në gjendje të lirë kryetari i fshatit Stojan, Gjevalin Brukaj dhe një inspektor i shërbimit pyjor, Mehill Dekagjini.
Njoftimi i policisë:
Në kuader te fazes 6 të operacionit policor antikanabis te koduar “Kreshta të pastra”, u arrestuan autorët dyshuar të kultivimit të 341 bimëve narkotike :
Vlash Stojani , Pashk Stojani dhe Jani Gjergji.
U proceduan ne gjendje te lirë : Gjevalin Brukaj (kryetar fshatit Stojan), dhe Mehill Dekagjini (inspektor i sherbimit pyjor)