Zjarr në malin Shpirag, dhjetëra zjarrfikëse tentojnë shuarjen e flakëve me mjete rrethore, e pamundur ndërhyrja me mjete
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në Malin Shpirag në Berat. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi drejt malit.
Gazetarja Eneida Petova raporton për se dhjetëra forca zjarrfikëse janë nisur drejt zonës së zjarrit por për shkak të mungesës së rrugës, zjarrfikësit kanë shkuar drejt malit në këmbë dhe po luftojnë me flakët me mjete rrethanore.
Në të gjithë zonën janë përhapur dhjetëra zjarrfikës por zjarri vijon të përhapet me shpejtësi drejt zonës malore.
Burime nga zjarrfikësit në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë.