EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin pas konfliktit të çastit, 2 të plagosur
Të shtëna me armë zjarri raportohen mbrëmjen e sotme në Shëngjin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, tek ‘Rana e Hedhun’, pas një konflikti çasti.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë plagosur dy persona, Albert Gjinaj, 28 vjec, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.