Wed, Nov 27, 2024

Eshtrat e ish-Prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit në atdhe, Shkëlqim Hajdari: Shqiptarët do të mësojnë se ishte një figurë e madhe!

  • PublishedAugust 25, 2023

Juristi, Shkëlqim Hajdari i pranishëm Portin e Durrësit për të pritur arkëmortin me eshtrat e ish-Prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit u shpreh se për të mbërritur deri tek kjo ditë rruga nuk ka qenë e lehtë, por fatmirësisht u realizua. Gjithashtu ai theksoi se Qazim Mulleti ishte një figurë e madhe.

“I jemi bashkangjitur vullnetit të familjes Mulletit për të ndihmuar sadopak, ka qenë jo e lehtë, por sot kemi arritur këtë ditë. Është një ditë e lumtur për familjen në radhë të parë, por për të gjithë komunitetin. Shqiptarët nga sot do të kuptojnë që Qazim Mulleti ishte një figurë e madhe, patriotare, i gjithë komuniteti i Tiranës dhe të gjithë shqiptarët do të kenë një ditë të gëzuar për to”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, nipi i Qazim Mulletit, gjithashtu ka shprehur falënderim për të gjithë bashkëpunëtorët që ndihmuan më mbërritjen e eshtrave të Qazim Mulletit.

“U bashkua ideja e Lef Nosit, Mustafa Krujës, Koliqit. Jam shumë i gëzuar, vuajtëm, por ia arritëm kësaj ditë. Shqipëria do të shkojë në Europë. Do të jetë më e fortë bashkë me Kosovës. Fëmijët e mi do të shohin Europën e bashkuar. Treni ka hipur në shinat e NATO-s. Kemi një jetë që e presim këtë moment”, ka thënë ai.

()

AlbaniaWeb.net