Mali i Shpiragut në flakë që prej natës së kaluar, digjen pisha e ullinj, pritet ndërhyrja nga ajri
Mali i Shpiragut është përfshirë nga flakët që prej natës së kaluar. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët, por situata duket e vështirë për shkak të terrenit malor. Si pasojë e flakëve janë djegur pisha dhe ullinj.
Ndërkohë në ndihmë të zjarrfikësve pritet edhe ndërhyrja nga ajri. Sakaq në këtë situatë pritet të ndërhyjnë edhe zjarrfikësit e Dimalit.
()