Wed, Nov 27, 2024

Tuchel mban “peng” Pavard. Inter gjen sulmuesin, i rikthehet “dashurisë” së vjetër

  • PublishedAugust 25, 2023

Nuk ka ende “tym të bardhë” në lidhje me transferimin e Pavard në Milano. Në fakt, Pavard ishte gati për të veshur fanellën zikaltër, është në pritje, por situata po ndërlikohet disi pasi Bayern nuk po arrin të gjejë dot një zëvendësues për anësorin francez. Mes Inter dhe Bayern ka akord total në lidhje me termat ekonomik, Bayern ka pranuar ofertën prej 30 milionë euro, plus 3 të tjera bonuse, por nuk mund ta lë të lirë pa gjetur fillimisht një zëvendësues. Inter ka gjetur prej kohësh edhe akordin total me lojtarin i cili po bën gjithçka për tu transferuar në Milano. Pengesa kryesore në finalizimin e këtij transferimi mbetet trajneri Tuchel.

La Gazzetta
La Gazzetta

Në pritje të Pavard, Inter ka mbyllur përfundimisht çështjen e sulmuesit të ri. Joaquin Correa ka pranuar kalimin e tij te Marseja, 2 milionë euro për huazimin dhe 13 të tjera e drejta për të blerë kartonin, por që do të bëhet detyrim nëse ekipi francez siguron një vend në Champions League sezonin e ri. Në Milano rikthehet edhe një herë Alexis Sanchez, gjithçka e mbyllur, pritet vetëm që këtë të premte t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Pas vetëm një viti, Sanchez rikthehet të rivësh fanellën zikaltër, do të firmos një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër vit.

()

AlbaniaWeb.net