Thu, Nov 28, 2024

Vuçiç i kërkoi Zelenskyt të mos e njihte Kosovën, Osmani: Presim që Ukraina të na kthejë mbështetjen

  • PublishedAugust 25, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se pret nga Ukraina të kthejë mbështetjen ndaj Kosovës.

Ajo përsëriti mbështetjen ndaj Kievit zyrtar, teksa tha se askush nuk mund të bjerë në “kurthin e Putinit”. Kështu u shpreh ajo në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, ku ambasadat dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë pritur gazetarët e strehuar nga Ukraina.

Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Osmani deklaroi se Kosova i bashkohet mbështetjes ndaj Kievit, duke kujtuar sakrificën dhe vendosmërinë për të luftuar për paqe.

“Ju jeni shembull i shkëlqyer për gjithë botën, e një shembull që Kosova e njeh shumë mirë. Përveç dhimbjes së përbashkët me Ukrainën, Kosova fatkeqësisht është shfrytëzuar nga narrativi i lidershipit rus për ta arsyetuar sulmin e tyre për luftën në Ukrainë. Agresioni ushtarak i Rusisë së Putinit ndaj Ukrainës, jo vetëm që është agresion brutal ndaj një shteti, por është agresion ndaj rregullave dhe rendit botëror të të drejtave, gjë të cilën Kosova gjithmonë e ka respektuar. Askush nuk mund të bie në kurthin e Putinit”, tha Osmani.

Kujtojmë se nga ana tjetër Ukraina nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, ndërsa në një darkë joformale në Athinë pak ditë më parë ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiç që i kërkoi homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky të respektonte integritetin territorial të Serbisë duke mos njohur Kosovën.

AlbaniaWeb.net