Nga e ardhmja e Hasanit tek takimi me Di Biaxhon, Shehi: Fitore e rëndësishme në derbi, ja ku “çaluam”
Tirana e nisi kampionatin me triumfin 2-3 në derbin ndaj Dinamos. Një nisje e mbarë për bardheblutë e Orges Shehit. Tekniku i Tiranës, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN” teksa ndër të tjera deklaroi:
“Është e rëndësishme ta fillosh kampionatin me fitore në derbi. Kundërshtari ishte me shumë dëshirë. Na vjen mirë që e fillojmë me fitore, por problematika ka plot. Gjatë lojës kemi ndryshuar 2-
3 herë manovrën. Kërkuam të jemi me 4, problemi më i madh është kur humbim topin, pasi humbim dhe ekulibrat. Sulmuesit e Dinamos, ishin gjithmonë pikë pasimi. Ky tranzicion na mbetet për t’u korrigjuar në ditët në vijim.
Duhet të shkonim më shpejt në presion. Kacorri është një pykë e fortë. Zgjatja e skuadrës ishte problemi i madh. E vuajtëm këtë fakt. Najdovski është me 5 ditë stërvitje, Lulajn nuk e kishim, ndaj vuajtëm pak.
Ne edhe kur dolëm me 3 kërkonim të lëviznim mes linjave. Dy mesfushorët krijonin endek. Duhet ta qarkullonim topin më shpejt në treshe. Latifi menduam ta niste manovrën gjithmonë në anësore. Gjithsesi në javët e para, forma e skuadrave nuk është optimale.
Europa nga kampionat ndryshon. Në Europë kërkon të jesh gjithmonë në linjat afër. Kurse në kampionat kërkojmë ta kemi ne topin. Hasani mund të lëvizë nga dita në ditë. I kam thënë që deri në datën 31 do ta menaxhojmë mirë. Gjendja e tij këtë ndeshje iku, deri në 31 do të mësojmë çfarë do bëhet me të ardhmen e tij. Kemi vendosur ta menaxhojmë sa më mirë situatën e tij. Këtë periudhë kemi parë edhe të ardhmen e lojtarëve.
Është shumë vapë, shpresoj të ikë kjo vapa. Duke ikur vapa e kemi më të lehtë të gjithë. Nga ndeshja nuk djersis kollaj.
Kur e takova në fillim e urova për ardhjen e tij në Shqipëri. Unë personalisht mendoj që emra si Di Biaxho e risin vlerën e kampionatit. I thashë urime pas kësaj ndeshje”, u shpreh Shehi.