FOTO/ “Nunez hesht Newcastle”, suksesi i Klopp “pushton” mediat. Guardiola vendos rekord
Nuk ndodh shpesh që Haaland të gabojë, por biondi vërtetoi që është njerëzor, teksa shpërdoroi një 11-metërsh përballë Sheffield Utd. Man.City vuajti jo pak në këtë transfertë, por sërish me fillimin e pjesës së dytë ishte po Haaland që këtë herë me kokë kaloi “qytetarët” në avantazh. Sheffield besoi se mund të dilte me pikë përballë kampionëve të Anglisë, teksa në minutën e 85-të barazuan shifrat në 1-1.
Festa nuk zgjati shumë pasi Rodri me një predhë brenda zonës sigloi rezultatin finale në 1-2 duke i dhuruar Guardiola-s tre pikët e radhës në Premier League, 3 ndeshje 9 pikë të plota. Guardiola bëhet trajneri më i shpejtë në historinë e Premier League që arrin kuotën e 200 fitoreve, me vetëm 269 ndeshje në dispozicion. E ndjekin në tabelë, me dy pikë më pak, West Ham, Tottenhan, Liverpool dhe Arsenal.
Një nga sfidat më të bukura në javën e tretë u zhvillua në “St. James’ Park”. Newcastle-Liverpool rezultoi një sfidë spektakolare, plot dramë e vendosur vetëm në limite. “Qymyrxhinjtë” kaluan të parët në avantazh me Gordon në minutën e 25-të, por më shumë se sa ky gol i pësuar, Klopp u shqetësua për kartonin e kuq të marrë nga Van Dijk tre minuta më pas.
Pavarësisht se me një lojtar më pak, Liverpool gjeti forcat dhe reagoi fuqishëm, ku lëvizja fituese i shkoi Klopp duke hedhur në fushë Nunez. Në minutën e 81-të, vetëm 3 minuta pasi ishte aktivizuar, sulmuesi nigerian barazoi shifrat në 1-1. Në shtesë, në minutën e 93-të, me një aksion thuajse fotokopje, dhe me një finalizim të njëjtë, plot klas, Nunez realizoi golin e dytë për Liverpool, të dytin personal, duke i dhuruar “The Reds” tre pikët.
Suksesi i Liverpool përballë Newcastle “pushtoi” faqet e para të mediave britanike: “Nunez hesht Newcastle”.
()