Wed, Nov 27, 2024

Portonovi, adresa që do ndryshojë një here e përgjithmonë konceptin e pushimeve tuaja

  • PublishedAugust 28, 2023

Gjiri i Bokës është një nga brigjet më të bukura të Evropës, një rajon befasues i njohur për historinë, kulturën dhe bukurinë e egër natyrore. E në harmoni të plotë me natyrën, në këtë rajon të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s gjendet si një zgjatim i së bukurës,  Portonovi resorti rezidencial malazez që ofron përvoja autentike si në asnjë vend tjetër. I vendosur në zemër të gjirit Boka, rrëzë një mali të lartë, me shtëpi luksoze, portin e klasit botëror dhe një hotel nga One&Only, Portonovi është baza e përsosur nga e cila mund të eksploroni gjithçka që ofron Gjiri Boka e jo vetëm.

Me një klimë të butë dhe një mënyrë jetese të ngadaltë që ju lë kohë të shijoni çdo minutë, kjo zonë e bukur e bregdetit të Adriatikut po shndërrohet në rivierën e re mesdhetare dhe në destinacionin e preferuar të shumë njerëzve. Çdo aspekt në këtë fshat që gëlon nga jeta dhe gjallëria është shqyrtuar me kujdes, nga suitat dhe vilat e bukura deri tek përvojat e kulinarisë dhe mirëqenies. Portonovi është gjithçka që ju nevojitet për të shijuar mënyrën sublime të jetesës mesdhetare.

  • foto galeri

Megjithatë stili i rafinuar i jetesës së Portonovit nuk është vetëm për banorët. Kjo eksperiencë unike mund të përjetohet edhe duke marrë me qira një apartament apo vilë luksoze pushimesh. E për çdokënd që dëshiron të zotërojë një pjesë të Portonovit është e mundur falë rezidencave të disponueshme për shitje. Ky është investimi më frytdhënës për çdokënd që dëshiron ta bëjë përgjithmonë pjesë të jetës së vet stilin frymëzues të jetës së Portonovit. Mes një përzgjedhjeje të gjerë të klasit botëror të apartamenteve, vilave dhe penthouses, pushimet tuaja do të jenë shumë larg atyre që keni kaluar deri më tani. Çmimet konkurruese, në raport me shtetet e rajonit dhe cilësia e lartë e ndërtimeve, bregdeti i bruztë i Adriatikut, qytetet e lashta dhe peizazhet piktoreske janë vetëm disa nga arsyet që e bëjnë Portonovin një nga resortet më të mira në Ballkan.

Fgsdfgsdfgsdfg
Fgsdfgsdfgsdfg

Portofoli i vilave dhe aparamenteve është i gjerë dhe çdo rezidencë është e pajisur me pajisje luksoze, teknologji me efikasitet energjetik dhe pasqyrojnë vëmendjen maksimale ndaj detajeve. Rezidencat në brendësi të fshatit,  variojnë nga apartamentet me një dhomë gjumi deri te shtëpitë dupleks dhe vilat individuale deri në 4 dhoma gjumi. Të përshtatura për çdo familje këto banesa janë nga 74 m2 deri në 382 m2. Suitat me një, dy ose tre dhoma gjumi, janë të dekoruara me stil të përsosur dhe ofrojnë pamje spektakolare.

Dfgsdgsdfgsdfgsdfgsfdgsdfg
Dfgsdgsdfgsdfgsdfgsfdgsdfg

Veç vendndodhjes strategjike, tërësisë së shërbimeve që ofrohen për klientët, aksesi ndaj dyqaneve dhe galerive, palestrat, klubeve sportive dhe qendrat e mirëqenies, farmacive, porti janë disa nga avantazhet që çdo pushues përfiton. Ekipi profesional i resortit është në dispozicion gjatë gjithë kohës për të ndihmuar çdo pushues nga rezervimi i udhëtimeve e guidave deri te planifikimi i itinerareve, restoranteve e jo vetëm.

Resorti është baza e përsosur në gjirin e Bokës nga i cili mund të eksploroni bregdetin e Malit të Zi. Çdo kënd në Portonovi duket se rezervon një surprizë e veç restoranteve, bareve, dyqaneve e qendrave që ofrojnë çdo shërbim të mundshëm, për të apasionuarit pas lundrimit, aventurat ju presin në portin e klasit botëror në Portonovi vetëm disa minuta nga dera juaj. Nga këtu mund të zbuloni plazhe dhe gjire të virgjëra, ose destinacione edhe më të largëta

Ghjfghjfghjfghj
Ghjfghjfghjfghj

Ky është një destinacion që ka gjithmonë për të ofruar përgjatë gjithë vitit, në çdo sezon e mesa duket Lord Bajron do të kishte të drejtë kur u shpreh se në zanafillën e krijimit të planetit, takimi më i bukur midis tokës dhe detit duhet të ketë ndodhur në bregdetin e Malit të Zi. Portonovi është më shumë se një resort luksoz, është i ndërtuar për aventurierët, ku rrugët malore përshkojnë qytetet e lashta dhe çdo kthesë të ofron një tjetër zbulim. Nga ditët e kaluara në bregun e detit, deri në pasditet plot diell të kaluara duke eksploruar qytetet e lashta të Perastit dhe Kotorrit, nuk ka kufi për përvojat që duhen përjetuar. Asnjë ditë nuk i ngjan tjetrës, ndaj përgatituni për eksperienca ngazëlluese që ju pasurojnë në çdo moment.

AlbaniaWeb.net