Zbardhet pas një viti ngjarja në Kurbin/ Sherri që shkaktoi një viktimë, 51-vjeçari ra në kanal pas konfliktit dhe humbi jetën në spital, arrestohet 59-vjeçari
Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur një vit më parë në Kurbin. Një 51-vjeçar raportohet se ka humbur jetën. Mësohet se 51-vjeçari Y.T., kishte debatuar me një 59-vjeçar dhe më pas kishte rënë në kanal.
Ai është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë theksohet se 59-vjeçari me të cilin kishte debatuar viktima është arrestuar, pasi pas debatit ishte larguar dhe nuk e kishte ndihmuar.
()