Ndryshime në qeveri? Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, Erl Murati: Rama bën lëvizje sipas humorit
Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në News24, foli për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së më 4 shtator dhe çështjen ‘Beleri’.
Në lidhje me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së më 4 shtator dhe mundësisë për ndryshime në qeveri, Murati tha se kryeministri Edi Rama bën ndryshime sipas humorit dhe është i vështirë për t’u parashikuar.
“Kryeministri bën ndryshimin sipas humorit të ditës dhe jo se kur i mbaron mandati. Është përfolur largimi i ministres Ibrahimaj. Parashikoj se mund të largohet ajo e bujqësisë, por është e vështirë të bësh parashikime. Nuk është njeri që mbledh kryesinë dhe diskuton aty, por vendos sipas humorit dhe përshtypjes së tij”, u shpreh Murati.
Në lidhje me çështjen ‘Beleri’, tha se është çështje penale dhe jo politike apo diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë, teksa shtoi se nuk ka problem me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.
“Është çështje juridike, penale dhe jo politike apo diplomatike që prek Shqipërinë dhe Greqinë. Beleri është qytetar shqiptar dhe kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë. Pati një tërheqje nga Rama, i cili foli për popullin grek, si popull i guximshëm dhe ka quajtur mik kryeministrin greke. Këtë të fundit nuk e kam dëgjuar nga Mitsotakis që ta thotë për Ramë. Për mua kjo është një ndërhyrje e tepërt e Greqisë, sidomos me rastin e protestës në Himarë për lirimin dhe betimin e Belerit po të shkonin shqiptarët, do ishin ndaluar dhe do ishin shpallur non-grada. Mos harroni që një gazetar shqiptar është shpallur non-grada. Greqia ka bërë disa herë notë protestë për këtë çështje. Aktet janë këto që Greqia ka bërë disa nota proteste për çështjen ‘Beleri’, që për mua nuk është çështje minoriteti. Për mua është çështje e drejtësisë dhe nuk ka problem me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri”, tha ai.
()