Zyrtare, zhvillime në shtëpinë e Dinamo City, klubi ndan rrugët me dy lojtarë
Të reja të rëndësishme në shtëpinë e Dinamo Cityt. Klubi i Superiores ka njoftuar se ka ndarë rrugët me dy lojtarë. Dinamo është divorcuar në mënyrë përfundimtare me portierin Luca Crosta dhe mesfushorin David Ivan.
“FC Dinamo City njofton mbylljen e bashkëpunimit me portierin Luca Crosta dhe mesfushorin David Ivan. Klubi dinamovit i falenderon lojtarët për kontributin e dhënë në rikthimin e skuadrës në kategorinë e më të mirëve dhe u uron suksese në karrierë” – Shkruan Klubi. Dinamo City synon që të bëjë një sezon pozitiv në elitë.
()