Wed, Nov 27, 2024

Dumani me makinë të blinduar e eskortë policie, SPAK nuk e mohon: Mbrojtja konform procedurave standarde të miratuara

  • PublishedAugust 30, 2023

Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas lajmit për masat e reja të sigurisë të vendosura për kreun e SPAK Altin Dumani.

SPAK nuk e mohon lajmin se Dumani lëviz me makinë të blinduar dhe pranë banesës së tij është shtuar një grup policor, por thekson se mbrojtja është konform procedurave standarde të miratuara.

“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, deklaron SPAK.

AlbaniaWeb.net