Foto/ Pas fluturave të pikturuara nëpër mure dhe breshkave, ja çfarë mban tjetër Rama në zyrë
Teksa zhvillonte një takim me të dërguarin e SHBA-së me punë në Tiranë, David Wisner, kryeministrit Edi Rama i është pikasur një detaj i veçantë në zyrën e tij në kryeministri.
Në fotografitë e shpërndara nga takimi zyrtar mes Ramës dhe Wisner ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një shalqi që ndodhej pranë derës kryesore të zyrës.
Ende nuk dihet nëse vendosja e frutit ka qenë e qëllimshme apo dalja e tij në fotografitë zyrtare së bashku me zyrtarin e SHBA-së ka qenë një rastësi.
Megjithatë, zyra e Ramës njihet si një ambient jo i zakontë për një kryeministër, kryesisht prej objekteve të veçanta apo pikturave që mbushin muret e zyrës së kreut të qeverisë.