“Më mirë e ëma se e bija”, Keisi Medini publikon videon e rrallë me nënën e saj (VIDEO)
Keisi Medini ka postuar si rrallëherë një video me të ëmën. Ajo ka publikuar një postim në Instastory ku shihet me nënën e saj në makinë.
Kështu, Keisi na zbuloi edhe nga e ka marrë gjithë këtë bukurim pasi nëna e saj duket një yll.
Para pak javëve, këngëtarja tha në një intervistë se marrëdhënien me Sabianin e ka shumë të ngushtë, ashtu edhe me të ëmën por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, dhe për këtë arsye ajo nuk flet shumë për të.
https://www.youtube.com/watch?v=ai8z3ljVOkk
“Marrëdhënia me mamin është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.”
Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.
“Normal që mami dhe babi takohen, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si rallëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt.”