Nga biznesmeni Gjoka, tek ish-prokurori i Kukësit, Apeli i GJKKO-së lë në burg të arrestuarit e “Metamorfozës”
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg 5 të arrestuarit e operacionit ‘Metamorfoza’.
Bëhet fjalë për biznesmenin Pëllumb Gjoka, i dyshuar për veprat penale të urdhërimit të vrasjes, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal etj.; ish-kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita; ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri; ish-efektivin Ardit Hasanbegaj; shoferin e biznesmenit Gjoka, Edmond Preka. Astmer Bilali nuk ka qenë mes të akuzuarve që kanë bërë ankimim për masën e sigurisë.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 31.08.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 38 akti, datë 22.08.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim Pëllumb Gjoka, Xhevahir Lita, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Oltion Bistri, ndaj vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 (në lëndë të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin Pëllumb Gjoka.
– Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin Xhevahir Lita.
– Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin Ardit Hasanbegaj.
– Miratimin e vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin Edmond Preka.
– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari Oltion Bistri dhe mbrojtësi i tij, ndaj vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Gjatë operacionit policia ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera.
Behar Bajri Brahovic
Ervis Martinaj
Pëllumb Gjoka, arrestuar
Denis Bajri Brahovic
Edmond Preka, arrestuar
Klaudio Haka
Prek Kodra
Ardit Hasanbega, arrestuar
Aleks Ndreka
Arsat Bashli
Bardhyl Mavraj
Elion Hato
Astmer Bilali, arrestuar
Oltion Bistri, arrestuar
Xhevahir Lita, arrestuar