Shenjat e Fshehura të Depresionit – Si t’i Dalloni
Depresioni është një sëmundje mjekësore që shfaqet me disa simptoma të cilat ndikojnë në mënyrën e të menduarit, ndjenjave dhe përballjes me aktivitetet ditore.
Shpesh këto simptoma janë të fshehura dhe njeriu nuk e kupton nivelin e dëshpërimit.
Mësoni në AgroWeb.org disa prej shenjave më të zakonshme të depresionit që shpesh qëndrojnë të fshehura.
Ndryshimet Në Oreks
Ngrënia e tepruar ose e pakët e ushqimeve mund të sinjalizojë praninë e depresionit.
Disa njerëz e kanë ushqimin si ngushëllim ndërsa tek disa të tjerë humori largon mendjen nga ushqimi.
Këto ndryshime në ushqyerje mund të shkaktojnë rënie ose shtim në peshë.
Ndryshimet Në Cilësinë e Gjumit
Gjumi dhe humori janë të lidhura fort me njëri tjetrin.
Mungesa e gjumit mund të kontribuojë tek shfaqja e depresionit dhe ky i fundit e bën gjumin shumë të vështirë.
Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga pagjumësia janë 10 herë më të rrezikuar nga depresioni.
Edhe gjumi i tepërt mund të sinjalizojë praninë e depresionit, thonë ekspertët.
Përdorimi i Alkolit Dhe Drogës
Njerëzit me çrregullime të humorit mund të përdorin alkolin dhe drogërat e ndryshme për tu përballur me ndjesinë e vetmisë, mërzisë dhe mungesës së shpresës.
Nga ana tjetër, njerëzit që pijnë shumë alkol apo konsumojnë substanca narkotike janë më të prirur të vuajnë nga çrregullimet e humorit.
Lumturia e Sforcuar
Në shumë raste, njerëzit e fshehin depresionin me buzëqeshje.
Kjo njihet si depresioni i buzëqeshur.
Njerëzit i maskojnë simptomat me një buzëqeshje sidomos kur janë në praninë e të tjerëve.
Megjithatë kjo lumturi e sforcuar nuk zgjat shumë dhe mërzia, vetmia dhe mungesa e shpresës dalin sërish në sipërfaqe.
Lodhja
Plogështia e madhe dhe lodhja është një simptomë e përhapur e depresionit.
Studimet tregojnë se 90% e njerëzve që vuajnë nga depresioni ndihen shumë të lodhur.
Lodhja e vazhdueshme bashkë me simptoma të tjera siç janë këto që përmendëm më lartë mund të tregojnë një depression të fshehur.
Mungesa e Përqendrimit
Njerëzit që humbasin fillin e mendimeve apo kanë vështirësi të përqendrohen janë të prekur nga depresioni.
Ky i fundit e bën më të vështirë përqendrimin dhe mund të jetë sfidojë marrëdhëniet e punës dhe ato personale.
Përpos të tjerave, depresioni mund të shkaktojë edhe probleme fizike siç janë: dhimbjet e shpinës, dhimbjet kronike, problemet me tretjen dhe dhimbjen e kokës./AgroWeb.org