Shorti i Champions League për Interin, Inzaghi: Duam të vazhdojmë të ëndërrojmë
Fati ishte me Interin në Montecarlo, teksa goglat e Champions League i rezervuan kundërshtarë si Benfica, Sociedad dhe Salzburg në grupe. Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghit ka dhënë një intervistë për mediat, menjëherë pas shortit.
“Vitin e kaluar bëmë një rrugëtim të jashtëzakonshëm që na çoi në finalen e Stambollit ku ishim një hap larg ëndrrës. Sfiduam skuadra të mëdha, luftuam në fusha të vështira, por e gjithë kjo na dha edhe më shumë vetëdije për forcën tonë. Liga e Kampionëve është një fazë e rëndësishme ku ne përsëri duam të jemi protagonistë.
Të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira si gjithmonë në këtë kompeticion ku askush nuk të fal asgjë dhe ku skuadrat janë gjithmonë të organizuara mirë. Ne do të bëjmë më të mirën sepse duam t’i japim vazhdimësi rrugës sonë. Ne jemi Interi dhe duam të vazhdojmë të ëndërrojmë” – tha ai.
()