Shqipëria merr sërish drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore, Peleshi: Krenari dhe privilegj, FA janë vlerësuar në mënyrën më dinjitoze
Nga sot Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore, SEEBRIG, për herë të dytë si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore #SEDM.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehet se është krenari dhe privilegj që Forcat tona të Armatosura janë vlerësuar në mënyrën më dinjitoze në arenën ndërkombëtare.
“Gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të jetë për një mandat tre-vjeçar Komandant i Brigadës së Europës Lindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.
Suksese të përzemërta për gjeneral Bitrin, në këtë rrugëtim sfidues! Shpresëplotë që ai do vazhdojë të bëjë krenar vendin tonë dhe të përfaqësojë me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. #ËeAreNato”, shkruan Peleshi.