Wed, Nov 27, 2024

U kap me 2 çanta me eksploziv, gjykata lë në burg Albi Meçinin. I akuzuar dhe për rrëmbimin e “Koçoles” dhe Sulovarit

  • PublishedAugust 31, 2023

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 29-vjeçarin Albi Meçini, i cili u arrestua dje pasi u kap me 2 çanta me eksploziv, ndërsa dyshohet se do të kryente një atentat.

Mecini u ndalua paraditen e djeshme në aksin rrugor Mbrostar-Fier. Gjyqtari Nertil Dushku ka vendosur konfirmimin e arrestit me burg pasi ka dëgjuar prokuroren e çështjes Aida Cakaj. Ndërsa avokatët kanë refuzuar mbrojtjen e 29-vjeçarit.

I riu u kap me 2 çanta me lëndë plasëse artizanale (rreth 21.3 kilogramë), të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidonë me lëndë djegëse (benzinë), në 2 automjete, ndërkohë që sot dot t’i komunikohet masa e sigurisë nga togat e zeza.

Ndërkohë, ai ishte në kërkim dhe për rrëmbimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit në Sarandë.

()

AlbaniaWeb.net