Arabët tërbojnë Klopp, nuk i ndahen Salah-s. Liverpool bën “bllok”, i kërkon një shifër të çmendur
Jurgen Klopp nuk gjen paqe këtë verë. Liverpool kishte disa objektivë në këtë sesion të merkatos, por të kuqtë ishin të pafuqishëm përballë milionave të Chelsea apo klubeve të tjera. Si të mos mjaftojë ky fakt, Klopp rrezikon të humbas edhe yllin e ekipit, Momo Salah. Sipas The Sun, sulmuesi egjiptian po ushtron presion ndaj drejtuesve të klubit duke i kërkuar largimin e tij. Salah është i bindur për të vijuar karrierën në Arabinë Saudite ku e pret një ofertë e çmendur financiare.
Liverpool kërkon 175 milionë euro për të lënë të lirë Salah, një shifër shumë e lartë, e cila nëse do të realizohej, do ta shndërronte Salah në blerjen më të shtrenjtë të Arabinë Saudite. Problemi në këtë pikë është se Salah mund të largohet edhe pas ditës së premte, pasi në Arabinë Saudite merkato mbyllet më 20 shtator.
()