Policia Rrugore e Elbasanit kontrolle për sigurinë në rrugë, në sitë makinat me “Alert”
ELBASAN
Policia rrugore e Elbasanit ka ngritur disa postblloqe kontrolli që kanë si qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, për sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve në drejtim të respektimit të rregullave të qarkullimit dhe për disiplinimin e qarkullimit sidomos në segmentet me fluks të madh.
Ngritja e postblloqeve të policisë rrugore edhe për evidentimin e mjeteve të shpallura “Alert” dhe atyre që kanë gjoba të pashlyera, taksa të papaguara dhe që qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik.
Kontrollet po kryhen jo vetëm në akset e rrugëve kombëtare dhe në akset e rrugëve rurale.