“Refuzoi të arratisej nga qelia”, Arben Malaj tregon momentet e vështira të Fatos Nanos në 97-ën dhe planet për vrasjen e tij
Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj ka komentuar deklaratën e bërë dje në News 24 nga avokati Spartak Ngjela, se si ishte tentuar që të vritej ish-kryeministri Fatos Nano në burg.
Ngjela tha se gjatë trazirave të 1997-ës kur lideri i PS-së u burgos u tentua vrasja e tij në qeli. Ndërkohë, përmes një mesazhi në “Facebook” Malaj tregoi edhe të tjera detaje rreth kësaj ngjarje.
Ai tha se Ngjela, i cili asokohe mbante postin e ministrit të Drejtësisë kontribuoi në menaxhimin e kësaj situate kritike. Malaj zbuloi se Fatos Nano ndonëse e dinte që jeta e tij ishte në rrezik nuk pranoi që të arratisej nga qelia.
Postimi i Arben Malajt:
Ministri Drejtesise Ngjela ka kontribute ne menaxhimin e asaj situate kritike. Nano nuk pranoj te arratisej nga burgu. Situata po behej e rrezikshme per jeten e tij. Fillimisht ishte transferimi me helikopter nga burgu Bences ne Tepelene ne Burgun e Tiranes. Burgu u shpërthye dhe te burgosurit u arratisen gati te gjithe.
Nano dërgoj mesazh se nuk do te arratisej edhe pse jeta e tij ishte ne nje risk te madh dhe real. Nano qartësoj se do dilte vetem kur te aplikohej amnistia.
U desh ndërhyrja e ish Kryeministrit Fino dhe Ministrit Ngjela qe e binden ish presidentin Berisha te shpallte amnistine. Vetem atëherë Nano dhe Ramiz Aliaj pranuan te dilnin nga burgu.
Impakti i dyte i avokatit Ngjeles ishte aplikimi i bonusit per rikthimin e te burgosurve qe u arratisen gjate shperthimit te burgjeve. Parimi i aplikimit te incentivave ne vend te penaliteteve te rritura duhet te jete ne themelet e politikave qeverisese.
Situaten e rrezikshme nga shperthimi i burgut te Tiranes e menaxhuan me shume perkushtim dhe profesionalizem Ndre Legisi, sekretar shteti ne Ministrine e Brendeshme dhe Sokol Bare te harmonizuar me Ministrin Ceka dhe koleget e tjere. Historia duhet njohur dhe mbrojtur ne vertetesine e saj, sidomos ajo e momenteve te veshtira te mbijeteses se shtetit.
()