VIDEO/ Një prej superjahteve më të mëdhenj në botë ankorohet në Durrës, pritet të lundrojë drejt Italisë
Një prej superjahteve më të mëdhenj me vela në botë, “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është ndalur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.
Jahti me gjatësi 127 metra, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është bregëzuar në kalatën nr.4 të Portit detar.
Ai u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë. 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçiera janë ndalur gjatë këtij sezoni në Portin e Durrësit.