Thu, Nov 28, 2024

Berisha ndal Vlahovic, por Juve thyen pastër Empolin. Allegri: Duhet të jemi të qetë

  • PublishedSeptember 4, 2023

Juve thyen pastër 0-2 Empoli në transfertë, 7 pikë në 3 javë, vendi i tretë për “Zonjën e Vjetër”. Pas afro 1 viti, Etrit Berisha rikthehet të luajë në Serie A, me gardianin kuqezi që lë gjurmë menjëherë duke i pritur një penallti Dusan Vlahovic. Ekipi i Allegrit nuk e vendosi thuajse në asnjë moment në dyshim fitoren në ketë sfidë, kishin kontrollin total të ndeshjes, ku fillimisht Danilo u ndal nga VAR, për faull ndaj Berishës në sulm, por pak më minuta më pas, kapiteni përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke dërguar topin në rrjetë.

Në të 39-të, Juve fitoi një 11-metërsh, ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë, Vlahovic gaboi me Berishën që i kuptoi krahun. Në pjesën e dytë ishte Pogba që gjeti rrugën e rrjetës, por VAR i prishi festën teksa anuloi golin për pozicion jashtë loje të Vlahovic. Për të hipotekuar këtë sukses, mendoi Chiesa që me një zbritje të shpejtë “dogji” daljen e Berishës duke sigluar shifrat në 2-0.

Tuttosport
Tuttosport

“Përpara me Fede”, me besim, ishte titulli i TuttoSport në faqen e parë: “Zhvilluam një ndeshje të mirë kundër një Empoli gjithnjë të bezdisshëm. Duhet të jemi më të qetë në metrat e fundit pasi krijuam shumë raste, gjithsesi, do të përmirësohemi”, u shpreh Allegri pas ndeshje ku theksoi se Pogba ndjeu një shqetësim, por mbeten në pritje të përgjigjeve.

()

AlbaniaWeb.net