Thu, Nov 28, 2024

Çfarë ndodhi në emision? Bieta Sulo prezanton italisht, ish-banori i BBV braktis studion

  • PublishedSeptember 4, 2023

Sezoni i gjashtë i emisionit “Ftesë në 5” nisi sot. Ndryshe nga çdo vit tjetër, autorja dhe moderatorja Bieta Sulo e nisi emisionin duke prezantuar në gjuhën italiane.

Ndërsa ajo u përshëndet italisht me ndjekësit besnikë të programit e jo vetëm, nuk e kurseu as një batutë për vizitën e kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe takimin e saj me Ramën.

“Ciao Belliiiiiii! Ciao fratelli d’Albania e sorelle d’Italia un baçio forte. Muaahhh.
Eee avete capito gia chi sto cittando. Li vedevo e quasi mi dispiaçeva che sono sposati fellicemente ciasquno a conto suo. Vabe… cosi e la vitta…”, tha Bieta, duke vënë theksin kështu te “pushtimi Italian” gjatë verës, që ishte kryefjala e këtyre muajve…

E kjo hutoi fare Kristin, të ftuarin e parë për këtë sezon. Ai u fut në studio vetëm pasi Bieta e thirri në shqip.