FOTO/ “Demi i artë”, Inzaghi e mediat përkëdhelin Martinez, por mbrojtja është top, më e mira në Evropë
3 ndeshje, 9 pikë të plota, 8 gola të shënuar, asnjë i pësuar, Interi i këtij sezoni është perfekt në çdo aspekt. Inzaghi ka në dispozicion sulmin më të mirë në Serie A, po shijon një super Lautaro, vetëm Icardi ka shënuar 5 gola, po aq sa ai, por ajo që e gëzon pamasë është fakti që nuk ka pësuar gol, si asnjë ekip tjetër në 5 kampionet më të forta në Evropë. Zikaltërit dhuruan show përballë Fiorentinës, siguruan një fitore me “poker” golash duke i marrë Milanit kreun e Serie A. Derbi i Madonnina-s këtë herë premton spektakël pafund.
Jo vetëm Lautaro, një formë të shkëlqyer këtë fillim sezoni ka shfaqur edhe Thuram, me francezin që hapi siparin e golave në minutën e 23-të ndërsa me fillimin e pjesës së dytë dhuroi një asist për Martinez që dyfishoi shifrat. Në të 58-tën, Thuram fitoi një 11-metërsh, nga pika e bardhë e penalltisë Calhanoglu dërgoi shifrat në 3-0. Kompletoi “pokerin” zikaltër kapiteni Martinez në minutën e 73-të.
“Demi i artë”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë:
“Kemi bërë 3 ndeshje të mira, kemi që në korrik që po bëjmë mirë. Duhet të vazhdojmë kështu pasi është vetëm fillimi, por sinjalet janë optimale. Pas pauzës, derbi me Milan? Të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson derbi. Shumë lojtarë do të luajnë larg me përfaqësueset e tyre, të shohim”, u shpreh Inzaghi.
()