Thu, Nov 28, 2024

FOTO/ Sapo martoi vëllanë dhe kthehej në Greqi, kush është nëna e tre fëmijëve që humbi jetën në aksident në Qafë-Botë

  • PublishedSeptember 4, 2023

Gruaja që shihni në foto është 35-vjeçarja që mbeti viktimë e aksidentit të rëndë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton se Adriana Prendi ishte nënë e tre fëmijëve, ndërkohë që drama shtohet edhe më shumë për faktin se ajo një natë më parë kishte martuar vëllanë. Mësohet se viktima bashkë me burrin, shtetasin Gëzim Prendi, i cili drejtonte mjetin, ishin duke u kthyer drejt Greqisë ku edhe jetonin, por u përfshinë në aksident. Ndërkohë i plagosur mbeti dhe një pasagjer, shtetasi Emanuel Gera, 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin G. P., 43 vjeç, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja A. P., 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol.
Si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

()

AlbaniaWeb.net