Wed, Nov 27, 2024

Inceneratorët dhe Sterilizimi/ Rama: SPAK po nxjerr bishtat e neveritshëm të abuzimeve! Luftës së drejtësisë kundër korrupsionit, t’i bashkohet edhe SHISH

  • PublishedSeptember 4, 2023

Kryeministri, Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste, u ndal te çështja e inceneratorëve dhe koncesioni i sterilizimit.

Kryeministri tha se SPAK po nxjerr bishtat e neveritshëm të abuzimeve, teksa shtoi se luftës së drejtësisë kundër korrupsionit, t’i bashkohet edhe SHISH.

“Të hysh në borxh me drejtësinë do të thotë të hysh në borxh me shtetin. Nuk ka rëndësi sa i madh është borxhi por hyn në një borxh që nuk të takon fare të marrësh. Nuk ka shans që kjo qeveri dhe parti ta pengojë SPAK-un që të bëjë luftën kundër korrupsionit. Pres që edhe SHISH ti bashkohet kësaj lufte. Pres që SHISH të transformohet, duhet profesionalizëm jo dispanceri e thashethemeve me shkrim

P.sh. për impiantet e mbetjeve (inceneratorët), apo sterilizimin, SPAK-u po nxjerr bishtat e neveritshëm të abuzimeve të njërit apo tjetrit. Ashtu ndodh edhe me organet e drejtësisë. Punojmë për dhënien ne drejtësisë së shqiptarëve që  e presin prej më shumë se 100 vitesh. Mes gjithë atij llumi kam për detyrë ta pastroj. Patjetër që kjo pjesë s’mund ta na lejë shije të mirë. Është bërë ndërhyrje kirurgjikale për të shkulur tumoret e korrupsionit nga politika.

Dua të them se cila është detyra jonë. Detyra jonë nuk është detyra e tyre dhe anasjelltas. SPAK dhe gjykata Speciale mund të gabojnë në ndonjë rast dhe u falet, por neve jo. Nëse gabimet e tyre janë gabime të rritjes së një pushteti të ri dhe të pavarur, gabimi ynë do ishte jo gabim i vjetër por faji i madh. Kemi pasur disa regjime, por asnjë drejtësi”, tha Rama.

AlbaniaWeb.net