Fri, Nov 29, 2024

Inter, Inzaghi publikon listën Champions, Asllani merr lajmin e mirë

  • PublishedSeptember 4, 2023

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka publikuar listën e të ftuarve për UEFA Champions League. Tekniku zikaltër ka grumbulluar të gjitha afrimet e verës, ndërsa tashmë është mësuar edhe futbollisti i cili është sakrifikuar.

Jashtë listës ka mbetur Stefano Sensi. Nuk mungon Kristjan Asllani, pavarësisht minutave të pakëta me Interin, Inzaghi e ka parë të arsyeshme ta ftojë mesfushorin shqiptar.

Asllani është aktivizuar në 20 ndeshje në edicionin e kaluar në kampionat, por pak prej tyre i ka nisur si titullar.  21-vjeçari firmosi për Interin para një viti.

Porta: Yann Sommer, Raffaele Di Gennaro, Emil Audero.
Mbrojtja: Stefan De Vrij, Francesco Acerbi, Benjamin Pavard, Yann Bisseck, Matteo Darmian, Alessandro Bastoni.
Mesfusha: Denzel Dumfries, Juan Cuadrado, Davy Klaassen, Davide Frattesi, Hakan Calhanoglu, Kristjan Asllani, Henrikh Mkhitaryan, Nicolò Barella, Carlos Augusto, Federico Dimarco.
Sulmi: Marko Arnautovic, Marcus Thuram, Lautaro Martinez, Alexis Sanchez.

()

AlbaniaWeb.net