Messi jep 2 asist, Inter Miami merr suksesin e radhës, 11 ndeshje rresht pa humbje
Inter Miami është duke kaluar një moment të mirë dhe protagonistë janë ish-yjet e Barcelonës. Së fundmi skuadra e trajnerit Martino ka fituar me rezultatin 1-3 në transfertën e Los Angeles.
Protagonist në këtë sfidë ishin dyshja Lionel Messi dhe Jordi Alba, të cilët së bashku e Busquets janë duke dhuruar “shoë” dhe duke u treguar nga afër tifozëve në Amerikë se çfarë është “Barça-style” e të luajturit futboll.
Sfida u zhbllokua në minutën e 14’ nga Farias, i cili u dha avantazhin miqve. Ndërsa në minutën e 51’ dyshja Messi-Alba dyfishuan avantazhin.
Në minutën e 83’ Messi dhuroi një tjetër asist, duke ndihmuar Campana-n të shënonte golin e tretë për Inter Miami-n. Los Angeles nga ana tjetër tentoi të reagojë dhe gjeti golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 90’ me Hollingshead.
Me dy ndeshje më pak në MLS, Inter Miami beson se mund të futet në zonën play-off. Janë 11 ndeshje radhazi pa humbje, mes tyre edhe një trofe kupe dhe një tjetër finale për të diskutuar më 16 shtator.
()