Përshëndetje dhe mirupafshim, dështimi i Arsenalit largohet përsëri nga Londra, sulmuesi gati për aventurën e re
Një nga dështimet më të mëdha në vitet e fundit të Arsenalit, Nicolas Pépé është rikthyer në skuadër pas përfundimit të huazimit te Nice. Gjithsesi, për Pepe nuk ka hapësira në skuadrën e Artetës dhe për këtë arsye, sulmuesi po kërkon një aventurë të re.
Pritja duket se ka marrë fund. Lojtari nga Bregu i Fildishtë, siç raporton L’Equipe, është një hap larg nënshkrimit me Besiktasin në Turqi. Pasi fillimisht refuzoi propozimin e e gjigandëve turq në javët e fundit, Pepe ka ndërruar mendimin dhe sipas gjasave, në orët e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Paris përpara zyrtarizimit te skuadra e re.
Në sezonin e fundit me Nice, 28-vjeçari realizoi gjashtë gola në 19 ndeshje, por paraqitjet e tij nuk bindën drejtuesit e klubit nga Nice. Më parë, ai ka luajtur për Angers dhe Lille.
()