Realizoi dopietë në fundjavë, Muçi përfshihet në formacionin e javës në elitën polake
Ernest Muçi ishte protagonist absolut i Legias së Varshavës në fundjavë, në atë fitore 3-1 ndaj Lodz, në sfidën e kampionatit. Sulmuesi shqiptar realizoi dopietë, duke dhënë kështu një kontribut të çmuar për skuadrën e drejtuar nga trajneri gjerman, Kosta Runjaic.
Muçi është përfshirë në formacionin e javës në Poloni, të publikuar pak orë më parë. Në edicionin e kaluar, lojtari luajti 32 ndeshje me Legian, ku shënoi 5 gola dhe shërbeu për shokët e skuadrës 6 herë.
22-vjeçari është më gati se asnjëherë për t’i dhënë një dorë të mirë Kombëtares në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, të programuara për vetëm pas pak ditësh, ndaj Çekisë në Pragë dhe ndaj Polonisë brenda në shtëpi.
()